Spanja raporton 655 vdekje tjera nga koronavirusi

Spanja raporton 655 vdekje tjera nga koronavirusi

655 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në Spanjë gjatë 24 orëve të kaluara.

Kjo shifër është pak më e ulët nga mbi 700 që u raportuan të mërkurën, ka njofruar ministria e shëndetësisë e këtij vendi.

Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 në Spanjë u rrit në mbi 4,000.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit u rrit në 56.198 nga 47.610 sa ishte të mërkurën.