Pacientja nga rrethi i Bujanocit, ka rezultuar negativ në koronavirus

Pacientja nga rrethi i Bujanocit, ka rezultuar negativ në koronavirus

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, ka njoftuar se pacientja që dyshohej të jetë infektuar me koronavirus, me vendbanim nga rrethi i Bujanocit, ka rezultuar negativ në analizat e bërë në QKU të Nishit, dhe tashmë rezultatet u janë dorëzuar edhe familjarëve.

“Pacientja nga rrethina e Bujanocit, për të cilën u shkrua dje që dyshohet të jetë prekur nga virusi COVID – 19, pas testit të bërë në spitalin e Nishit, ka rezultuar me rezultat negativ.

Urojmë që ajo të tejkalojë sa më shpejtë problemet shëndetsore kronike, të trajtohet në mënyrën sa më të mirë të mundshme dhe t’i kthehet familjes së sajë” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujanocit.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, mediat lokale raportuan se pacientja ishte transportuar për në në Nish, si e dyshuar me infektim nga koronavirus, mirëpo, fatmirësisht ajo rezultoi negativ dhe Bujanoci vazhdon të jetë i mosprekur me koronavirus.