Thaçi e konfirmon: S’ka zgjedhje të reja, vetëm Qeveri të re

Thaçi e konfirmon: S’ka zgjedhje të reja, vetëm Qeveri të re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se nuk do të ketë zgjedhje të reja në Kosovë, por do të ketë një Qeveri të re duke respektuar Kushtetutën e vendit.

Thaçi gjatë vizitës që ka zhvilluar sot në Qendrën e Studentëve të shndërruar në  Karantinë, ku priten të vijnë 55 qytetarë të Kosovës nga Zvicra, ka thënë se do të fillon takimet me kryetarët e partive parlamentare.

Ai ka thënë së bashku me të gjitha partitë parlamentare do të shikojnë të gjitha mundësitë dhe të eliminohen zgjedhjet e reja dhe të krijohet qeveri gjithëpërfshirëse.

“Pas krijimit të situatës së, nga e hëna do të filloj konsultimet me liderët e partive politike gjithashtu edhe me prezentimin e kritereve prezentuese për krijimin e qeverisë së re. Fokusi im në cdo rrethanë do jetë të eliminohet mundësia e zgjedhjeve të reja apo shpërbërja e Kuvendit. Qeveria aktuale është në detyrë sipas ligjit dhe fokusi im është të shkojmë drejt një qeverie të stabilitetit, të unitetit, të gjithëpërfshirjes”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kujtojmë se njohësit e çështjeve kushtetuese kanë deklaruar se presidenti duhet që edhe një herë ta mandaton dhe t’ia jap mundësinë partisë fituese të zgjedhjeve, pra Lëvizjes Vetëvendosje që ta formon qeverinë e re nëse i ka 61 vota. Por, nëse këta të fundit nuk munden që formojnë qeverinë, atëherë presidenti cakton mandatarin e dytë që në këtë rasti i bie të jetë partia e dytë në zgjedhjet e fundit, ajo është LDK dhe i kërkohet që të ketë 61 vota për ta formuar qeverinë e re.

Nëse asnjëra nga dy partitë, as LVV e as LDK nuk mund të formojnë Qeverinë e re të Kosovës atëherë do të shkohet në zgjedhje të reja.