Rëndohet sërish gjendja në Spanjë, për vetëm 24 orë humbin jetën 769 persona të prekur ngas coronavirusi

Rëndohet sërish gjendja në Spanjë, për vetëm 24 orë humbin jetën 769 persona të prekur ngas coronavirusi

Gjendja në Spanjë është duke u rënduar nga coronavirusi nga çasti në çast, pasi sërish ka pasur rritje të vdekjeve ku vetëm gjatë 24 orëve numri i viktimave ka shkuar në 769. Ministria spanjollë e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend ka shkuar në 4.838, derisa i atyre të infektuar është shumë më i madh. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre që të parandalojnë përhapjen e virusit, ndërkaq masat e ndërmarra pritet të ashpërsohen duke marrë parasysh se situata është rënduar. Fatin e ngjashëm po e ka edhe Italia, që po konsiderohet si një nga vendet me numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve në Evropë.