Me urdhër t z.Kamberi Stacioni i Veterinarisë së Bujanocit po bënë dezinfektimin e vendeve më të frekuentuara nga qytetarët

Me urdhër t z.Kamberi Stacioni i Veterinarisë së Bujanocit po bënë dezinfektimin e vendeve më të frekuentuara nga qytetarët.

Shto kujdesin, ule panikun

Me urdhër të kryetarit të komunës së Bujanocit, njëherit Komandantit të shtabit për situata të jashtëzakonshme, Shaip Kamberi, Stacioni i Veterinarisë së Bujanocit po bënë dezinfektimin e vendeve më të frekuentuara nga qytetarët.

Për sot, po bëhet dezinfektimi i:

- të gjitha hyrjeve dhe korridoreve të objekteve banesore në qendër të qytetit

- sheshit të qytetit dhe sheshit të ri

- trotuarëve nga hyrja e qytetit deri tek ambulanta e qytetit

- trotuarëve në rrugën e Kosovës

- Këshillit Kombëtarë Shqiptarë

- Shtëpisë së kulturës

- Hapësirave të SH.M. " Sezai Surroi" në të cilat po bëhet inçizimi i orëve për mësimin online

Ditëve në vijim, Komuna e Bujanocit do të dezinfektojë edhe hapsirat tjera të domosdoshme në mënyrë që të vazhdojë me përpjekjet për të parandaluar rrezikun nga virusi COVID19.