Ahmeti: Rishikojeni vendimin për kufizim të lëvizjes, po krijohet tollovi në markete

Ahmeti: Rishikojeni vendimin për kufizim të lëvizjes, po krijohet tollovi në markete

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë thirrje që të rishikohet sa më shpejtë vendimi për orare të kufizimit të lëvizjes.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se po krijohen radhë të gjata dhe tollovi në markete në Prishtinë.

“Definitivisht vendimi për orare të kufizimit duhet të rishikohet sa më shpejtë. Edhe një ditë më shumë do të jetë problem. Rradha të gjata dhe tollovi në markete në Prishtinë. Pas bisedave me nivelin qendror sot, mendoj se kjo është në të mirë të qëllimit të përbashkët”, ka shkruar Ahmeti.