• E mërkurë / May-27 18:32
  • Kontakt

Maqedonia e Veriut bëhet anëtarja e 30 e NATO-s

Maqedonia e Veriut bëhet anëtarja e 30 e NATO-s

Maqedonia e Veriut është bërë anëtarja më e re e NATO-s, pas depozitimit të instrumentit për pranim në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington të SHBA-së. Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar protokollin për pranim të Maqedonisë së Veriut në shkurt të 2019-ës, pasi që të gjitha 29 parlamentet kombëtare kanë ratifikuar për anëtarësimin e saj, thuhet në kumtesë. Gjatë fjalimit të tij në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë: “Maqedonia e Veriut tash është pjesë e familjes së NATO-së – familjes së 30 komeve dhe afërisht një miliard njerëzve. Familje e cila është e bazuar në siguri, pa marrë parasysh sfidat me të cilat përballemi, ne të gjithë jemi më të fortë e më të sigurt se bashku”. “Maqedonia e Veriut është një kontribuues afatgjatë në sigurinë Euro-Atlantike, përfshirë pjesëmarrjen në misionet e prira nga NATO në Afganistan dhe Kosovë”. Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në zyrat e NATO-sdo të bëhet më 30 mars 2020.