• E mërkurë / Jul-30 09:15
  • Kontakt

Pas ngritjeve të çmimeve të produkteve ushqimore reagon këshilltari i kuvendit komunal në Preshevë

Pas ngritjeve të çmimeve të produkteve ushqimore reagon këshilltari i kuvendit komunal në Preshevë

Ditëve të fundit është vërejtur në ngritje të disa produkteve ushqimore, ku këshilltari i kuvendit komunal në Preshevë nga rradhët e PVD-së z.Rinor Krasniqi ka reaguar ndaj kësaj dukurie dhe shpreson që të ndërrmeren masat ligjore ndaj çdo biznesi që tenton të pasurohet në Kohë pandemie dhe në Korriz të një popullate që gjindet në një krizë të thellë Ekonomike.

Reagimi i plotë i z.Krasniqi:

Ngritja e çmimeve në Kohë Pandemie dhe në një Krizë Ekonomike siç është Komuna e Preshevës, e dëmton çdo qytetar të Komunës së Preshevës edhe vetë biznesin në pamundsi për t'i shit produktet.

Pas kësaj shpresoj që të ndërrmeren masat ligjore ndaj çdo biznesi që tenton të pasurohet në Kohë pandemie dhe në Korriz të një popullate që gjindet në një krizë të thellë Ekonomike ose të ndihmohen këto biznese për t'i siguru produktet me çmime të volitshme!

Dhe Shpresoj në një zgjidhje për bizneset tjera të cilët paguajnë qera dhe punëtor e po të njejtit që janë detyru nga Komuna e Preshevës me i mbyll bizneset e tyre që t'i kompenzohen dëmet që po shkaktohen nga kjo pandemi!

Çmimet : Një kg. mollë kushton nga 70 deri në 90 dinarë, një kg. domate arrinë nga 200 deri në 250 din. 

Speca shiten me copë, prandaj një spec djegës kushton 30 din, 

Një kg. limona kushton 350 din. 

Tabella me vezë kushton nga 330 deri në 370 din.