Në Shqipëri një grua e moshuar është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama në një postim në Facebook. “Lajm i mirë: nënë Haxhireja nga Durrësi, plot 80 vjeç, u shërua”, shkruan Rama në Facebook. Deri tani në gjithë Shqipërinë janë shëruar 40 pacientë, ndërsa kanë humbur jetën 10 persona. Në total janë infektuar nga koronavirusi 212 persona.
80-vjeçarja nga Durrësi fiton luftën ndaj koronavirusit

80-vjeçarja nga Durrësi fiton luftën ndaj koronavirusit