Messi zgjedh 15 talentet e futbollit nga të cilët pret shumë

Messi zgjedh 15 talentet e futbollit nga të cilët pret shumë

Ylli dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i ka emëruar 15 talentet më premtuese në botën e futbollin për momentin, duke treguar kështu se nga cilët pret që të bëhen yje të futbollit në të ardhmen.

Argjentinasi 32-vjeçari i zgjodhi 15 lojtarë nga të cilët pret shumë në të ardhmen. Zgjedhjet e tij u zbuluan si pjesë e kartave të Ligës së Kampionëve të Topps, të cilat janë dizajnuar nga vetë Lionel Messi.

Më poshtë mund t’i gjeni lojtarët e zgjedhur nga gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë dhe arsyetimin që e ka dhënë argjentinasi për zgjedhjen e secilit.

Trent Alexander-Arnold: “Një mbrojtës anësor që është mbresëlënës në fazën e sulmit. Kjo është e ardhmja”.

Christian Pulisic: “Ai ka baraspeshim të mrekullueshëm dhe agjitilitet”.

Mason Mount: “Pasi e kam parë atë duke luajtur, ai ka potencial të bëhet njëri ndër më të mirët”.

Phil Foden: “Ai do të bëjë gjëra të mrekullueshme në futboll. Ka talent të madh”.

Jadon Sancho: “Aftësia e tij për t’i dribluar mbrojtësit është mbresëlënëse”.

Luka Jovic: “Një lojtar magjik i cili e bën të pamundurën, të mundur”.

Kai Havertz: “Vetëpërmbajtja e tij para portës është shumë mbresëlënëse për një lojtar kaq të ri”.

Eder Militao: “Një talent fenomenal dhe një garues i zjarrtë”.

Ousmane Dembele: “Shpejtësia e tij është e frikshme në stërvitje”.

Houssem Aouar: “Ai është gjithmonë i qetë me topin në këmbën e tij dhe ka cilësi të shkëlqyeshme teknike”.

Frenkie de Jong: “Njëri ndër pasuesit më të mirë që unë kam parë ndonjëherë për moshën e tij”.

Joao Felix: “Njëri ndër lojtarët e rinj më emocionues në botë për momentin”.

Kylian Mbappe: “Ai është shumë i shpejtë dhe i saktë. Shumë i rrezikshëm”.

Joshua Kimmich: “Një mbrojtës anësor shumë i talentuar, i cili bën shumë asiste”.

Benjamin Pavard: “Një mbrojtës klasi, i cili mund edhe të godasë shumë mirë”.