Fjalori Arabisht – shqip, tani edhe në format elektronik

Fjalori Arabisht – shqip, tani edhe në format elektronik

https://www.arabisht-shqip.com/

Prof. Dr. Isa MEMISHI

Në kohën kur teknologjia e komunikimit është bërë shumë e rëndësishme për çdo veprimtari të organizuar shoqërore, edhe fjalorët elektronik qofshin ata një gjuhësh apo dy gjuhësh zënë vend të rëndësishëm në shkencën e leksikografisë. Andaj, nisur nga ky fakt, kujtoj që versioni elektronik i Fjalorit Arabisht-Shqip do të jetë ndihmesë e madhe për gjithkënd që shprehë interesim për mësimin e gjuhës arabe, sidomos në këtë fillim shekull kur gati e gjithë literatura qoftë ajo shkencore, letrare, publicistike është e digjitalizuar.

Secili nxënës, studentë apo kushdo që shprehë interesim për mësimin e gjuhës arabe gjithmonë përballet me një zgjedhje: çfarë fjalorë i duhet të përdorë? Deri më sot e vetmja mundësi për të zgjedhë ka qenë përzgjedhja e një fjalori arabisht - shqip në version klasik, të një autori të caktuar, të botuar nga një shtëpi botuese. Fjalorët serioz dy gjuhësh zakonisht janë voluminoz dhe arritja te fjala e dëshiruar, karshi njohurive elementare të morfologjisë së gjuhës arabe, secilit përdorues i është dashur kohë e konsiderueshme për të arritur deri te rezultati i dëshiruar.

Isa Memishi i lindur në Raincë, Preshevë, Republika e Serbisë, në vitin 1959. I diplomuar Departamentin e Orientalistikës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, i magjistruar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin e Gjuhësisë, i doktoruar në vitin 2005 në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i gjuhësisë.

Nga viti 1984 e deri në vitin 1987 i punësuar në Libi përkthyes i gjuhës arabe. Nga viti 1988 i zgjedhur në pozitën e asistentit në Departamentin e Orientalistikës, pranë Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, për lëndët Morfologji e Gjuhës arabe dhe sintaksë e Gjuhës arabe. Në vitin 1991 i zgjedhur ligjërues i Gjuhës arabe për lëndën Sintaksë e Gjuhës arabe; Në vitin 2006 i zgjedhur Prof. Asistent i lëndës Sintaksë i gjuhës arabe. Aktualisht Prof. asoc. i lëndës Sintaksë e gjuhës arabe. Profesor Isa Memishi ka qenw pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në Konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Wshtw autor i disa punimeve shkencore të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare dhe i veprave: Sintaksë e Gjuhës arabe (2002), Fjalor Arabisht – shqip, Libri Shkollor, Prishtinë, 2011; Fjalor Arabisht – shqip, Logos A, Shkup, 2014. Përkthyes i këtyre veprave nga gjuha arabe: Sahiu-l-Buhari, nr.7 (1997); Leksikon i Orientalistëve, Abdurrahman Bedevi, Logos A, Shkup, 2015; Kelila dhe Dimna, Ibn Mukaffa, Instituti Ibn Sina Prishtinë, 2016; Guaska, Mustafa Halifa, Buzuku, Prishtinë, 2019.