Kjo ka bërë që të reagojnë disa nga krerët shtetërorë të cilët kanë thënë se këto komuna po e respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në Serbi dhe në këtë mënyrë po cenohet integriteti territorial i Kosovës.
Mirëpo më pas është kundërpërgjigjur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i PDK-së Kadri Veseli, si zakonisht janë në të njëjtën linjë.
“Sot iu paska ra në mend veriu i vendit tonë ani pse që 21 vjet kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç, por sërish për pazare bashkë”.
“Ministrat Vitia dhe Sveçla sot i demantuan deklaratat e tyre që kanë për qëllim të mjegullojnë e të vënë në panik qytetarët”.
“Në këtë kohë pandemie është e pafalshme çfarë po bëjnë këta. Por mesazhin e qytetarëve e kanë marrë, askush s’ju beson më”.