Ziadin Sela kërcënohet me jetë në rrjetet sociale: Duhet të vritet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela është kërcënuar me vdekje në rrjetet sociale..

Në adresën e tij në facebook kanë ardhur kërcënime të shumëta ku disa shprehen se zoti Sela duhet të vritet. Kishte edhe nga ato persona të cilët shkruanin se do i jepnin një plumb ballit deputetit.

Para disa kohës, Sela është dhunuar në Kuvendin e Maqedonisë.