Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, gjatë vizitës së tij në Malësinë e Preshevës, përveç që nuk ka pasur në vete paisje mbrojtëse, ai edhe ka përshendetur e komunikuar nga afër me qytetarë të moshuar dhe fëmijë.
Institucionet shëndetësore përgjegjëse, qysh nga fillimi i epidemisë në të gjithë botën bëjnë ftesë që të ruajmë distancën, të mos i shtrengojmë duart dhe të jemi të kujdesëshëm. Si duket, një këshillë e till nuk vlenë për të parin e komunës së Preshevës.
Ai, përveç që nuk ka rrespektuar distancën dhe mosshtrëngimin e duarve në përgjithësi, ai nuk ka treguar kujdes as ndaj qytetarëve në moshë të shtyer e as fëmijēve.
Kjo sjellje e papërgjegjëshme e kryetarit të komunës së Preshevës është në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe rekomandimet kundër virusit COVID19. Ajo madje mund të konsiderohet edhe e rrezikshme dhe e patolerueshme.