• E mërkurë / Aug-13 18:36
  • Kontakt

Boris Johnson në gjendje më të mirë, pas natës së dytë në repartin intensiv

Boris Johnson në gjendje më të mirë, pas natës së dytë në repartin intensiv

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është në gjendje më të mirë pasi kaloi natën e dytë në njësinë e kujdesit intensiv për trajtimin nga Covid-19, raportuan mediat angleze.

Boris Johnson, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 dy javë më parë, u pranua në spitalin St.Thomas të dielën dhe u transferua në njësinë e  kujdesit intensiv të hënën, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Udhëheqësi britanik 55-vjeçar mori oksigjen, por nuk u vendos në një respirator.

“Ndihet mirë. Tashmë është i qëndrueshëm dhe në gjendje më të mirë”, tha të mërkurën Edward Argar, zëvendësministri i shëndetësisë”.

“Ai ka marrë oksigjen, por që nuk është vendosur në një respirator”, tha ai.