Përfaqësues nga ''AK Parti'' vizitojnë Preshevën

Një delegacion i lartë i forumit rinor të Partisë për drejtësi dhe zhvillim të kryetarit aktual të Republikës së Turqisë...

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim sjell në Preshevë përfaqësuesit e Rinis së AK PARTI të Rexhep Tajip  Erdoganit.

Një delegacion i lartë i forumit rinorë të Partisë për drejtësi dhe zhvillim (AK PARTI)  kryetarit aktual të Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka qëndruar për vizitë në Luginë të Preshevës.

Ata realizuan takime me përfaqësues të jetës politike e shoqërore në Preshevë dhe Bujanoc,  me të cilët bashkëbiseduan mundësitë e bashkëpunimit, dhe kërkuan që të në të ardhmen të kemi mbështetje në zhvillimin ekonomik të Luginës së  Preshevës.

Takimet që ishin parapar te realizohen në komunen e Preshevës dhe  Bujanocit , Ishin me kreret e disa partive ,  -Kryetarin Komunës së Bujanocit z. SHAIP KAMBERIN , - Kryetaren e degës së Partisë Për Veprim Demokratik në Preshevë  znj. Ardita Sinan, - Drejtorin i Qendresë Për punë  Sociale Z. Liridon Latifi - Preshevë, -Bashkësin Islame ( BIPBM) Myftiun Nexhmedin Saqipi ,  - Organizatat jo qeveritare (OJQ-të) nga Presheva dhe Bujanoci si dhe me qytetaret e Preshevës dhe Bujanocit . Në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë u  mbajtë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile (OJQ-të) , rininë e partive politike.

Delegacioni i AK-PARTI gjatë takimeve i ndegjuan nga afër çeshtjet dhe problemet me të cilat ballafaqohen banoret e Luginës së Preshevës . Para të pranishmëve  në takime ju premtua se për këto çeshtje do  të njoftohet Presidenti i Turqisë Z. Recepe Taip Erdogan . Pjesë e delegacionit nga“ AK PARTI” Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ishin İskender Karakaya- Nënkryetar i Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim , Enes Yaylacı antar i Kryesisë së Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim “ AK PARTI”, Soner Yalçın antar i Kryesisë së Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim “ AK PARTI” dhe shef i kabinetit të kryeministrit. Drejtuesit  e Shoqatës Vizioni Për Zhvillim dhe Kooperim    z. LULZIM MIFTARI dhe z. SHEFKI JONUZI  U ftuan që në muajin korrik të udhtojnë drejt Ankaras . Ky takim është organizuar nën patronatin e  Shoqatës " VIZIONI PËR ZHVILLIM DHE KOOPERIM " në Preshevë.