19 ditë që kur është zhdukur Besnik Osmani dhe nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin e tij!?

19 ditë që kur është zhdukur Besnik Osmani dhe nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin e tij!?

Shkruan Ilir Sadriu:

Prej datës 15 mars 2020, Presheva është nën gjendje të jashtzakonshme. 

Nga data 24 mars, po bëhen 19 ditë që kur është zhdukur Besnik Osmani dhe nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin e tij!?

Shtabi komunal për situata të jashtzakonshme i Komunës së Preshevës mbledhjen e vet të fundit- të çrregullt siç është publikuar, e ka mbajtur më datë 25 mars 2020, mbledhje në të cilën as që është diskutuar për zhdukjen e Besnikut, edhe pse rasti i zhdukjes është paraqitur në stacionin policor në Preshevë me datë 24 mars 2020, i konfirmuar nga zëdhënësi i administratës policore në Vrajë. 

Është e pafalshme për Shtabin komunal për situata të jashtzakonshme e sidomos për Kryetarin e Komunës i cili nuk ka thirrur asnjë mbledhje të veçantë të Shtabit, për të diskutuar dhe për të ndërmarrë masa lidhur me Zhdukjen e Besnikut. 

Në këtë mbledhje të munguar të Shtabit komunal për situata të jashtzakonshme , është dashur të jenë prezent përfaqësuesit e policisë, ushtrisë pse jo edhe ata të xhandarmërisë, meqë janë të dislokuar numër i madh i tyre në territorin Komunës së Preshevës, e sidomos frekuentojnë dhe kontrollojnë zonën e malësisë nga ku është zhdukur Besniku.

Përkundër vullnetit të mirë, mobilizimit dhe solidarizimit qytetar të treguar me rastin e kërkimit në terren, nuk pati sukses në gjetjen e Besnikut. 

Nuk është vonë as tani, që Shtabi komunal për situata të jashtzakonshme në përputhje me kompetencat ligjore që ka, të thërret një mbledhje me pjesëmarrësit e lartpërmendur të forcave të sigurisë dhe të shtrojë çështjen e kërkimit për këtë rast të zhdukjes. 

Në të kundërtën shtrohet pyetja, kujt i shërben kryetari i Komunës dhe Shtabi Komunal për situata të jazhtzakonshme?!