Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, kryeministri suedez ka pranuar se nuk ka bërë sa duhet për marrjen e masave në kohë.
Suedia është ende një nga vendet me kufizimet më të pakta, nuk ka asnjë bllokim, baret dhe restorantet janë të hapura, si dhe shumica e bizneseve.
“Duket qartë për ne që nuk kemi bërë sa duhet,” i tha kryeministri Stefan Lofven për kanalin TV SVt, përballë rritjes së rasteve me 9 685 të infektuar dhe 870 viktimave nga COVID-19.
Numri i të vdekurve në Suedi është shumë më i lartë sesa në vendet fqinje si Danimarka (247) dhe Norvegjia (113) që futën kufizimet në muajin mars.