E ministria e Shëndetësisë, me anë të një njoftimi për media ka dhënë një apel të rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës që ndodhen jashtë kryeqytetit.
MSH ka bërë të ditur se të gjithë banorët e Prishtinës që janë jashtë kryeqytetit, kanë mundësinë që të kthehen më së largu deri nesër në orën 17:00.
“Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00”, thuhet në njoftim.