Në Preshevë një polic shqiptar me koronavirus

Në Preshevë një polic shqiptar me koronavirus

Një polic shqiptar nga Presheva, është konfirmuar me COVID-19, gjatë ditës së sotme. Ky është rasti i parë me Coronavirus, në këtë pjesë të Serbisë e banuar me shqiptarë.

Pacienti, shqiptar nga Presheva, që rezultoi me COVID-19, është duke u trajtuar në spitalin e Vranjës

Ndryshe, në gjithë Serbinë deri më tani janë konfirmuar 4,873 raste të infektuarish me pandeminë Coronavirus.

99 prej të infektuarve nuk arritën të përballojnë infeksionin, krahas sëmundjeve tjera kronike, dhe si pasojë e tij kanë vdekur. Derisa 400 prej të prekurve me COVID-19 në Serbi, janë raportuar të shëruar nga pandemia.

Polici shqiptar nga Presheva është rasti i parë në pjesën e këtij shtetit të banuar me shumicë shqiptare.