​Presidenti përkujton heronjtë e betejës së Maznikut

​Presidenti përkujton heronjtë e betejës së Maznikut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot betejën e Maznikut dhe rënien e heronjve Shkëlzen Haradinaj, Hasim Halilaj dhe Luan e Fatmir Nimanaj.

Thaçi ka shkruar se heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës i ka motivuar mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot kujtojmë heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn. Heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës. I përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaci në faqen e tij zyrtare facebook.