Familja katër anëtarëshe nga Medvegja kërkon ndihmë – i kemi dy fëmijë dhe jetojmë me qira

Familja Uka nga Medvegja, për të cilën javë më parë raportoi portali LuginaLajm, tashmë ka këkruar edhe publikisht t’i ndihmohet.

Kjo familje e cila është kthyer pas 20 vjetëve nga Fusha Kosova për të jetuar në Medvegjë, po përballet me probleme esenciale. Bëhet fjalë për mospagesën e rrymës elektrike, në shtëpinë në të cilën po jetojnë me qira, derisa që të dy prindërit janë të papunë.

Besniku dhe Ganimetja ishin kthyer para shtatë muajve me dy djemtë e vegjël nga Fusha Kosova në Medvegjë. Atyrë në kohë fushate parazgjedhore, i’u kishte premtuar punë në fabrikën e çorapeve “MEDINVEST” në Medvegjë, gjë që, Ganimetja punoi për vetëm tre muaj, derisa Besniku nuk u punësua fare.

Atëherë, kjo familje, sot ka nevojë për ndihmë, dhe kërkon që përmes vullnetmirë, t’iu mundësohet jetesa në Medvegjë, përndyshe ata janë të detyruar që të migrojnë për një jetë më të mirë.

Të gjithë ata që duan ta ndihmojnë këtë familje, mund të kontaktoni në tel: +381621023870
Besnik Uka, Medvegjë