Komuna e Bujanocit shlyen të gjitha obligimet – 51 milionë dinarë flejnë në xhirollogarinë rrjedhëse

Përkundër disa problemeve të paraqitura javë më parë, Komuna e Bujanocit, sot ka arkëtuar 51 milionë dinarë nga transferi I Ministrisë së Financave.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në një deklarim për media ka deklaruar se: “Pavarësisht problemeve financiare të paraqitura nga gjendja e jashtëzkonshme,  Komuna e Bujanocit ka paguar të gjitha detyrimet financiare, dhe sot ka arkëtuar 51 milionë dinarë në xhirollogarinë rrjedhëse.”

Sipas Kamberi, pagat e punëtorëve të Administratës komunale dhe ndërmarrjeve publike, do të jepen të martën më 21 prill.