Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka deklaruar në „Interaktiv“ të KTV-së se Qeveria e Kosovës është duke diskutuar masat për të ndihmuar tri komunat e Luginës së Preshevës në kohën e pandemisë.
Së bashku me Ministrin Bislimi por edhe me Kryeministrin Albin Kurti jemi duke përgaditur pako ndihmash për të ndihmuar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën në kohën e pandemisë me koronavirus, deklaroi në „Interaktiv“ Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Sapo të jemi gati me përgaditjen e këtyre ndihmave do të fillomë me realizimin në teren, shtoi në fund z.Vitia