Gashi i PDK’së: Albin, gjithmonë do të mbetesh i njëjtë – argat në detyrë i Serbisë në Kosovë

Ish-ministri i Kulturës në Qeverinë Haradinaj, Kujtim Gashi, ka sulmuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Gashi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar se gjatë konferencës së Rambujesë më 1999, Kurti kërkoi gjakderdhje, ndërsa gjatë bombardimeve, siç ka thënë ai, u vetëdorëzua.

“Gjatë negociatave në Vjenë për statusin politik të Kosovës mbete i njëjtë. Kërkove gjakderdhje dhe vëllavrasje! Para se të shpallej pavarësia e Kosovës shkaktove gjakderdhje, ndërsa më 17 shkurt 2008 u tmerrove. Njohjet ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe pjesa e shteteve perëndimore përbënin shqetësim tepër të madh për ty, derisa prezencën e NATO-s në Kosovë gjithmonë e konsiderove si okupuese”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Sipas Gashit, kur u themelua Ushtria e Kosovës, Kurti e mohoi që vendi ynë ka ushtri, ndërsa, tash e 20 vjet në liri, Kurti, sipas tij, nuk i vizitoi pikat kufitare me Serbinë.

“Kurrë nuk e ke njohur as shtetin dhe as simbolet e tij. Përkundrazi, ato i dogje në shesh dhe institucionet i sulmove me molotovë dhe minahedhës. Gjithmonë shtetin e Kosovës e ke përqeshur dhe përbuzur. Tani sërish bën thirrje për gjakderdhje dhe vëllavrasje! Si kryeministër i njohe vendimet dhe autoritetin e Serbisë në veri të Kosovës, duke e rikthyer Serbinë në hapësirat e territorit të Kosovës”, ka shtuar Gashi.

Ai më tej ka shkruar se Kurti e refuzoi propozimin e të gjithë liderëve shqiptarë për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës.

“Në anën tjetër, e pranove dhe po e zbaton atë të Serbisë edhe në territorin tonë. Me pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia, ti relativizove krimet e Serbisë në Kosovë. Albin, gjithnjë ke me mbet i njëjtë – argat në detyrë i Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Kujtim Gashit:

Gjatë konferencës së Rambujesë më 1999, ti Albin kërkove gjakderdhje. Ndërsa, gjatë bombardimeve u vetëdorëzove. Gjatë negociatave në Vjenë për statusin politik të Kosovës mbete i njëjtë. Kërkove gjakderdhje dhe vëllavrasje! Para se të shpallej pavarësia e Kosovës shkaktove gjakderdhje, ndërsa më 17 shkurt 2008 u tmerrove. Njohjet ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe pjesa e shteteve perëndimore përbënin shqetësim tepër të madh për ty, derisa prezencën e NATO-s në Kosovë gjithmonë e konsiderove si okupuese.

Kur u themelua Ushtria e Kosovës mohove që vendi ynë ka ushtri. Tash e 20 vjet në liri nuk i vizitove pikat kufitare me Serbinë. Kurrë nuk e ke njohur as shtetin dhe as simbolet e tij. Përkundrazi, ato i dogje në shesh dhe institucionet i sulmove me molotovë dhe minahedhës. Gjithmonë shtetin e Kosovës e ke përqeshur dhe përbuzur. Tani sërish bën thirrje për gjakderdhje dhe vëllavrasje! Si kryeministër i njohe vendimet dhe autoritetin e Serbisë në veri të Kosovës, duke e rikthyer Serbinë në hapësirat e territorit të Kosovës.

E refuzove propozimin e të gjithë liderëve shqiptarë për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës. Në anën tjetër, e pranove dhe po e zbaton atë të Serbisë edhe në territorin tonë. Me pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia, ti relativizove krimet e Serbisë në Kosovë. Albin, gjithnjë ke me mbet i njëjtë – argat në detyrë i Serbisë në Kosovë!.