Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një shkrimi adresuar mediave, i ka thënë kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurtit, se e ka bërë Serbinë shpëtimtare të Kosovës.
Kelmendit tha se atë cka Kurti ia dhuroi Serbisë për një natë, nuk ka mundur tërë bota ta bëjë për 20 vjet.
“Kryeministër Kurti, atë çka i dhurove Serbisë për 1 natë, nuk ka mundur tërë bota ta bëjë qe 20 vite”, është shprehur Kelmendi.
“Serbinë e bëre “shtet human që po e ndihmon Kosovën”.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kelmendit.
Kelmendi: Bravo kryeministër Kurti, e bëre Serbnë ” shpëtimtare e Kosovës”!
Kryeministër Kurti, atë çka i dhurove Serbisë për 1 natë, nuk ka mundur tërë bota ta bëjë qe 20 vite.
Serbinë e bëre “shtet human që po e ndihmon Kosovën”.
Mbi 10 mijë të vrarë, mbi 20 mijë femra të dhunuara nga regjimi i Serbisë, mbi 1 mijë trupa të zhdukur që ende nuk po i kthen Serbia, bota sot i harroj.
Bota sot është e bombarduar nga lajmet se si Serbia po e ndihmon Kosovën kundër COVID-19 me 1000 teste.
Edhe pse simpatizantët tuaj po më fyejnë dhe shajnë, por gjaku i mijëra dëshmorëve dhe nderi i motrave shqiptare nuk më la të qetë, nuk më la të heshti.
Më së paku çka munda të bëj është të shkruaj në këto çaste.
ZOTI është Madh.
O ZOT ndihmoje popullin dhe shtetin tonë.
Gëzim Kelmendi