Nuk mund të them se virusi është dobësuar por rezultatet e mira janë si pasojë e masave të rrepta që janë vendosur, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Nuk mund të them nëse virusi është i dobët apo jo. Unë nuk e kuptoj. Ishtë e rëndësishme që ta dëgjojmë profesionistët. Unë i mora rezultatet e testeve pas orës 15:00 pasdite”, thotë Presidenti Vuçiq, duke shpjeguar se disa pjesë të Serbisë po permiresohen dhe Beogradi është duke shkuar mirë.
Por ai shton se ka ende probleme në Nish.
Ndërsa presidenti Vuçiq deklaroi se masat do të lehtësohen, masa e parë është zvogëlimi i orës policore, e cila fillon nga ora 18:00 nga dita e martë.