“Qeshnin me mua kur fola për këtë ndihmë, ndërsa të gjithë po e bëjnë. Mendoni se Trump dhe Shinzo Abe janë të marrë. Ata këtë po e bëjnë. Japonia ka ndarë nga 850 euro qytetarëve të saj” deklaroi Vuçiq.
“Të gjitha vendet e suksesshme në botë tani po i japin të holla qytetarëve të tyre, të gjithë ata që kanë të holla SHBA-të, Japonia, Singapori…” tha Vuçiq duke shtuar se nga data 11 maj të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç do t’i marrin nga 100 euro.