E vërteta mbi lajmin e publikuar në Rtv Aldi për një të konfirmuar me koronavirus në Preshevë

E vërteta mbi lajmin e publikuar në Rtv Aldi për një të konfirmuar me koronavirus në Preshevë

Sot, shtëpia e shëndetit në Preshevë për opinion dha lajmin e gëzuar se të gjith të dyshuarit nga komuna e Preshevës kanë dalur negativ në testimin e radhës. Ky lajm bëri që qytetarët e komunës sonë të ndjejnë lehtësim në kohën e pandemisë.

Më datën 14.04.2020 mediat në gjuhën serbe raportuan se edhe Presheva ka një të inektuar (shiko fotot)

Më pas, më datë 15.04.2020 edhe Rtv Aldi publikoi lajmin për një rast të konfirmuar me koronavirus nga komuna e Preshevës. Paraprakisht, ato ditë në qytetin e Preshevës flitej për një mjek të infektuar, ndërsa në faqen zyrtare të Shtabit të Krizave covid19.rs figuronte se në territorin e komunës së Preshevës është një i konfirmuar me Covid 19 e më pas ky numër u shtua në tre, ndërsa në Bujanoc katër të infektuar, e kjo statistikë ende qëndron edhe sot në faqen zyrtare të Shtabit Republikan të Krizave (shiko foton e më poshtme).

Duke vlersuar se nuk është në rregull që lajmet zyrtare për komunën tonë të publikohen vetëm në mediat në gjuhën serbe,rtvpresheva.com përmes telefonit ka kërkuar konfirmim nga Klinika Infektive në Vrajë çka edhe specialisti kujdestar ka konfirmuar lajmin si të sakt. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës nga Spitali i Vranjës është kërkuar edhe konfirmim me shkrim për vërtetësin e informacionit duke marrur përgjigje zyrtare nga Dr. sc. Biljana Popoviç.

Në pyetjen se a është i sakt raporti i Shtabit Republikan të Krizave se një qytetar i Komunës së Preshevës është i konfirmuar me koronavirus, përgjigja zyrtare që ka dhënë  Dr.Biljana Popovic ka qenë kjo:
„Po, më 15. 04. 2020 në orët e pasditës në ZZJZ (Entin Për Shëndet Publik) Vranjë, kanë arritur rezultatet e testit PCR të egzaminuar më 12 dhe 13. 04. 2020 të personave nga rrethi Pçinjës. Në mes personave reaktiv ndodhet edhe personi nga territori i Preshevës. Ka të bëjë me personin mashkull 40 vjeçar, te i cili është zbuluar bartësi i virusit Covid19. Cka do të thot se ka të bëjë me personin i cili nuk ka shenja klinike shfaqëse të sëmundjes por ka mundësi të sekretoj shkaktarin e sëmundjes ngjitëse në mjedisin e jashtëm. Për atë arsye duhet të jetë në izolim karantine. Me respekt Dr. sc. Biljana Popoviç ZZJZ Vranjë“.

Sikur në kohë relaksuese e normale ashtu edhe në kohë krizave siç ndodhemi tani, qytetarët duhet të informohen sepse fundja kjo është puna jonë. Andaj edhe në rastin në fjalë Rtv Aldi është bazuar vetëm në fakte dhe në informata zyrtare nga organet kompetente dhe ka raportuar profesionalisht të dhënat zyrtare.

Pandemisë si duket po i vie fundi, andaj vazhdoni të keni kujdes maksimal dhe ti përmbaheni këshillave të mjekëve.