• E mërkurë / Aug-20 19:30
  • Kontakt

Bislimi për ish-ministrin e PDK’së: Më ka ofruar mbështetje me të gjithë kapacitetin intelektual

Bislimi për ish-ministrin e PDK’së: Më ka ofruar mbështetje me të gjithë kapacitetin intelektual

Ministri në detyrë, Besnik Bislimi, sot parashihej të mbante një takim me ish-ministrat e tjerë të Financave, veçse asnjëri nuk i shkoi në takim. Por për Ahmet Shalën, që ka qenë ministër gjatë qeverisës së PDK’së, thotë se i ofroi mbështetje.

Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku tha se ka marrë tri përgjigje, nga guvernatori i BQK’së, ish’ministri Ahmet Shala dhe Bedri Hamza.

“Kam marrë tri përgjigje në tërësi; konfirmimin për pjesëmarrje nga ana e guvernatorit të Bankës Qendrore, z. Mehmeti, përgjigjen e ish ministrit z. Ahmet Shala dhe ish ministrit, z. Bedri Hamza. Zotëri Shala më ka njoftuar se është me qëndrim në SHBA dhe rrjedhimisht e ka të pamundur prezencën në takim, por ka ofruar mbështetje nga distanca me gjithë kapacitetin e tij intelektual. Ndërsa z. Hamza ka njoftuar se për momentin nuk e sheh të mundshme pjesëmarrjen në takim”, ka shkruar ai.

Për këtë arsye, sot në takimin e planifikuar Bislimit i shkoi vetëm një person, guvernatori i BQK’së, Fehmi Mehmeti.

Në këtë takim, u diskutua për Pakon Emërgjente me qëllim të rimëkëmbjes pas goditjes që i është bërë ekonomisë nga pandemia me koroanvirus.