Ambasadori i Kosovës në Beograd vizitë kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare

Takimi me z.Mustafën ishte në kuadër të vizitave që ambasadori kosovar ka zhvilluar gjatë kësaj kohe si dhe me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë...

Sot në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare është zhvilluar takim ndërmjet kryetarit të kësaj partie z.Ragmi Mustafa dhe ambasadorit të Kosovës në Beograd z. Valdet Sadiku.

Takimi me z.Mustafën ishte në kuadër të vizitave që ambasadori kosovar ka zhvilluar gjatë kësaj kohe si dhe me rastin e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori kosovar u deklarua që  arsyet e kësaj vizite janë dy kryesore, e para me rastin e shënimit të pavarësisë së Kosovës si dhe është vizita e parë pas vdekjes së kryetarit të Këshillit Nacional z.Jonuz Musliu.

Marëdhëniet ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë shumë të mira si dhe pas kësaj vizite pritet që të vazhdojnë aktivitete të përbashkëta ndërjet tyre.