Komuna e Preshevës me projekt katastorofal në rrugën e Gjilanit, banorët e kësaj rruge kërkojnë eliminimin e këtij projekti 'shkel e shko' (FOTO)

Komuna e Preshevës me projekt katastorofal në rrugën e Gjilanit, banorët e kësaj rruge kërkojnë eliminimin e këtij projekti 'shkel e shko' (FOTO)

Që nga 2016 Shqiprim Arifi premtoi mega projekte e zhvillim ekonomik për komunën e Preshevës. Qytetarët që tashmë ishin dëshpëruar me gjendjen e vështirë ekonomike e sociale, e besuan një projekt të tillë i cili i përshkruar me fjalë e i paraqitur me programe 3D dukej shumë i bukur.

U premtuan fabrika e projekte të ndryshme infrastrukturore të stilit “Gjerman”, pasi i njejti paraqitej si ekspert i dëshmuar në Gjermani dhe se këtë lloj zhvillimi do ta sjellë në Preshevë.

Por këto fotografi te një “mega projekti” të proklamuar në rrugën e Gjilanit, nuk besojmë qe as në zonat më rurale të Gjermanisë implementohen.

Ky projekt...nëse meriton të quhet i tillë, e për të cilin është bërë ''sponsored'' reklamimi i tij, është fyerje e banorëve të kësaj lagje!

Andaj banorët e kësaj lagje, kërkojnë që ky trotuar apo sido që të jetë i paramenduar të eliminohet sa më parë.

Banorët e kësaj lagje për Rtv Aldi kanë thënë se "Ne si banorë do të ndihemi më të kënaqur pa asnjë projekt se sa një i tillë i bërë shkel e shko!!!"./RTV ALDI