Kryetari i KKSH-së bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti

Kryetari i KKSH-së bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti

Kyetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa ka njoftuar përmes një postimi në facebook se ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë në Republikën e Kosovës z.Albin Kurti:

Postimi i kryetarit të KKSH-së në profilin e tij në facebook:

Sapo zhvillova ni bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Me këtë rast kryetari i Qeverisë në detyrë u interesua për modalitetet administrative dhe teknike për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës me rastin e pandemisë Covid-19.

Ndihma institucionale e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Shqipërisë është jo vetëm e nevojshme, por e domosdoshme, në drejtim të institucionalizimit të mbështetjes së vazhdueshme politike, administrative e buxhetore, të realizimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në bashkërendim me Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.