Shkarkohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi

Është shkarkuar Njazi Thaçi, drejtor i Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Shkarkimi është bërë nga bordi i përkohshëm i kësaj koorporate që u emërua nga qeveria në detyrë, shkruan lajmi.net.

Qeveria dje emëroi bordin e ri në KEK me katër anëtarë.

Ndryshe, Njazi Thaçi kryente funksionin e drejtorit në KEK që nga viti 2018.