Irena Cahani: Të japim më shumë për shtetin e Kosovës

Aktorja e njohur Irena Cahani thotë se vend më të bukur se Kosova nuk ka, por ka një porosi në prag të 10 vjetorit të pavarësisë.

Sipas saj, secili duhet të japë më tepër nga vetja, në mënyrë që Kosova të jetë vend me të ardhme të sigurt.

“Kosova po i mbush 10 vjet. Urime. Shpresoj të mbushemi ne mend, sepse Kosovën e kemi shumë të mirë dhe vend më të bukur nuk e di a ka diku. Por, ne, njerëzit, jemi ata që dimë edhe ta prishim, edhe ta dëmtojmë, edhe të mos e lëmë të jetojë ashtu siç do të duhej ta kishte atë bukuri Kosova”, thotë Cahani.

“Po shpresoj që ne të mbushemi mend, që punojmë më shumë për Kosovën, që t’ua lëmë fëmijëve tanë një vend të mirë, një vend ku ata do të jetojnë, ku do ta gjejnë ngrohtësinë, ku do të ndjehen mirë, në mënyrë që fëmijët tanë mos të kërkojnë të ikin jashtë. Po shpresoj që ngadalë do të nisim ta marrim formën e një shteti që ka njëfarë përvoje, që di të ecë përpara”, shton ajo.

Cahani, më tutje, fton të gjithë për më shumë punë.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48