Haxhiu kërkon nga Thaçit e Mustafa që ta publikojnë letrën ku LDK-ja mandatohet për ta bërë Qeverinë e re

Haxhiu kërkon nga Thaçit e Mustafa që ta publikojnë letrën ku LDK-ja mandatohet për ta bërë Qeverinë e re

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga presidenti i vendit dhe kreu i LDK-së, që të publikojnë shkresën e dërguar për mandatarin te Lidhja Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se meqë Presidenti është kaq i sigurt për veprimet e veta, le të urdhërojë e ta publikojë.

Postimi i plotë: 

Zyra e Presidentit javës që shkoi u konfirmoi mediave që Presidenti ia kishte kërkuar emrin për mandatar, Kryetarit të LDK, Isa Mustafa.

Jemi të gjithë dëshmitarë, sidomos vet gazetarët, se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat tona.

Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?

Meqë Presidenti është kaq i sigurtë për veprimet e veta, le të urdhërojë e ta publikojë. E njëjta vlen edhe për Kryetarin e LDK-së.

Padyshim që ata janë të vetëdijshëm për arbitraritetin e tyre dhe se kjo është shkelje e Kushtetutës me paramendim.