Kryetari i shoqates Vizioni për zhvillim dhe Kooperim z.Shefki Jonuzi ka deklaruar për Rtv Aldi se duke e pasur parasysh përhapjen e shpejtë të virusit korona në gjithë botën dhe duke u bazuar në Organizatën botërore të shëndetsisë, e cila ka vendosur masat që parandalojnë përhapjen e shpejt te Virsuit Korona siç janë: distanca, pastërtia, përdorimi i dorezave dhe maskave mbrojtëse.
Gjithashtu duke e vërjetur mungesën e madhe të maskave mbrojtëse në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pas konsulltimit me kursantet e kursit profesional të rrobaqepsisë të cilat kanë shprehë gadishmëri për qepjen e maskave në menyrë vullnetare dhe më pastaj për të i dhuruar falas për banorët e Luginës së Preshevës.
Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim i'u ka drejtuar me projektin “Maska mbrojtese për Luginen e Presheves“ dhe nga TIKA ka marrur përgjigje pozitive.
Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim e faleminderojnë TIKA dhe Rep. e Turqisë , të cilët në këtë kohë të veshtirë pandemije ka perkrahë këtë projekt shumë të rëndësishem për banorët e Luginës së Preshevës.
25.0000 Maska mbrojtëse do të shperndahen falas çdo jave nga aktivistët deri tek qytetarët dhe në institucionet komunale te komunave Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë.