Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar sot marrëveshje për koalicion bashkëqeverisës me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Ai tha se AAK do të mbajë përgjegjësi për politikën e jashtme ndërsa konfirmoi se Zëvendëskryeministër i parë do të jetë Besnik Tahiri, ndërsa Ministre e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, njofton Klan Kosova.
”Tani është praktikë kur arrihen koalicioni që krijohet një lidhje në politikë të jashtme”.
”Aleanca në Qeverinë Hoti mban përgjegjësi për politikën e Jashtme, Ministrinë e Jashtme, Drejtësisë, Ekonomik dhe të Arsimit”.
”Zëvendëskryeministër i parë, Besnik Tahiri”
”Ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj”
”Ministër i Drejtësisë, Selim Selimi”
”Ministër i Zhvillimit Ekonomi, Blerim Kuçi”
”Ministër i Arsimit, Ramë Lika”
A pritet që sot të nënshkruhet marrëveshja edhe me partitë tjera?
”Është në përgjegjësinë e mandatarit me i finalizu marrëveshjet por me sa jam në dijeni janë përmbyllë të gjitha marrëveshjet sa i përket koalicionit qeverisës”.
”Çdo gjë është e gatshme për seancë, ose nesër ose ndonjë ditë tjetër. Marrëveshja e koalicionit qeverisës është AAK – LDK”.
”E gjithë puna e kësaj qeverie duhet të fokusohet në veprimtari ekonomike, duhet infuzion ekonomik i menjëhershëm”.