Nuk është bërë e ditur se çka do të diskutohet në takimin e thirrur për në orën 09:00, e që do të zhvillohet në Presidencë.
Delawie në vazhdimësi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që sa më parë ta ratifikojnë demarkacionin. Ai po ashtu u kishte bërë të ditur deputetëve të cilët kishin nënshkruar pro shfuqizimit të ligjit për Dhomat e Specializuara, që të kenë parasysh pasojat e këtij veprimi.