Shoqata e Gjykatësve e Maqedonisë do të dhurojë 20% të pagave në Fondin e Solidaritetit për Covid 19

Shoqata e Gjykatësve e Maqedonisë do të dhurojë 20% të pagave në Fondin e Solidaritetit për Covid 19

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që gjykatësit të marrin pagë të plotë në vend të pagës minimale, Shoqata e Gjykatësve reagoi në një deklaratë se gjykatësit do të ndajnë së paku 20 përqind të pagës në kurriz të Fondit të Solidaritetit për ballafaqimin me Covid-19.

Ky vendim u mor nga Këshilli Drejtues i Shoqatës. Por,pikërisht Shoqata e Gjykatësve paraqiti një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, të pakënaqur me dekretin e qeverisë, që të merrte një pagë minimale prej 14.500 denarë në prill dhe maj, dhe pjesa tjetër e parave nga pagat e tyre të përfundojë në një fond solidariteti, për ballafaqimin me coronavirusin.

Gjatë ditës së djeshme Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Dekretin qeveritar ku ulte pagat për funksionarët, drejtorët, deputetët, gjykatësit dhe prokurorët.

Nga Qeveria nuk u pajtuan me vendimin duke komentuar se një vendim i tillë është në kundërshtim me solidaritetin në Maqedoni të Veriut.