Lidhja Demokratike e Kosovës ka disa ditë që ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Listën Serbe, mirëpo e njëjta nuk është bërë publike ende.
Për këtë çështje ka pasur disa reagime drejt LDK-së që kanë kërkuar që të bëhet publikimi i marrëveshjes.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është pyetur sot nga mediat për këtë temë.
Ai ka deklaruar se marrëveshjen mund ta publikojnë sot dhe se e njëjta do të jetë e njohur për opinionin. Sipas tij, s’kanë pasur asnjë detyrim ndaj tyre.
“Mund ta publikojmë sot marrëveshjen me Listën Serbe do të jetë e njohur për opinionin, s’është marrë asnjë detyrim specifik për Listën Serbe ose prej tyre”, tha Mustafa.