Shqiptarët e veriut të Kosovës kanë mbetur në mëshirë të fatit sa i përket furnizimit me ushqime në këtë kohë pandemie.
Zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore Bashkim Cimili thotë se pandemia në këtë pjesë të Kosovës po menaxhohet nga një shtab i krizës i formuar nga institucionet paralele.
“Ne falënderojmë qytetarët që po menaxhojnë më së miri këtë krizë në këtë pjesë të Kosovës”.
Cimili thotë se shqiptarët e veriut asnjëherë nuk kanë bashkëpunuar me institucionet paralele të themeluara nga Serbia por sipas tij kanë pritur që Komuna e Mitrovicës Veriore të themelojë një shtab emergjent ku do të ishin prezent edhe ata si përfaqësues të popullit.
“Deri tani Mitrovica e Veriut nuk ka marrë ndonjë hap të tillë dhe shqiptarët kanë mbetur në mëshirë të fatit. Probleme të mëdha në vazhdimësi ka për furnizimin me ushqime pasi shqiptarët e veriut gjithmonë janë furnizuar nga pjesa jugore”.
Zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore thotë se problemi bëhet edhe më i madhe pasi papunësia të shqiptarët në atë pjesë të Kosovës është shumë e lartë.