Gjatë intervistës me të parin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberin u biseduan çështjet aktuale që po mbizotërojnë ditët e gjendjes së jashtëzakonshmë në Komunën e Bujanocit.
Z.Kamberi per Rtv Aldin u shpreh se edhe komuna e Bujanocit si çdo komunë tjeter e Republikës së Serbisë po zbaton masat të cilat i ka ndërmarrë shteti i Serbisë rreth pandemisë Covid19 e gjithashtu po shpreson se nga java tjeter do fillojne masa tjera lehtësuese për qytetarët.
E si do jet fati i gjithë atyre bizneseve qe u dëmtuan gjatë kësaj pandemie z.Kamberi shpreson se do gjindet një zgjidhje, që nga buxheti i komunës të ndihmohen të dëmtuarit nga pandemia.
Z.Kamberi foli edhe rreth ndihmës prej 200.000 eurove që I’u bë Komunës së Bujanocit nga Republika e Kosovës. Ai tha se jemi duke hartuar një plan rreth ndarjes së mjeteve, plan ky i cili do realizohet në miratimin e këshillit komunal që do të mbahet ditën e martë.
E sa i përket zgjedhje lokale e parlamentare se a do jetë kohë ideale për tu mbajtur pas ksaj pandemie, Shaip Kamberi u shpreh se të hënën si kryetar komune ka ftesë të takohet me presindetin e Republikës së Serbis Aleksandr Vuçiq për të biseduar rreth këtyre zgjedhjeve.
E krejt në fund z.Kamberi apelon tek qytetarët se pavarësisht heqjes së masave që po flitet të lehtësohen ditëve në vazhdim qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes dhe të mbrohen që ta luftojmë këtë pandemi.