Kontrollimi i dronit vetëm me gjeste është një hap përpara bashkëveprimit mes njeriut dhe robotit

Kontrollimi i dronit vetëm me gjeste është një hap përpara bashkëveprimit mes njeriut dhe robotit

Dron i zhvilluar nga MIT dhe Artificial Intelligence Lab, mund të kontrollohet vetëm me gjestet që i bën një njeri.

Algoritmi i integruar në dron, i detekton lëvizjet që bëhen me dorë, si dhe aktivitetet e muskujve në biceps, triceps dhe pjesën nën bërryl.

Sistemi i quajtur Conduct-A-Bot dhe funksionon duke u bazuar në sensorët që janë të kapura në trupin e pilotit, që kontrollon lëvizjet nëpërmjet sinjaleve të muskujve.

Në testimet e deritanishme, ky dron ka lëvizur me sukses në 82 për qind të 1,500 testimeve që janë realizuar.

Me anë të kësaj teknologjie, mund të bëhet një hap përpara mes ndërveprimit të njeriut me robotin, që mund të hyjë në funksion edhe në teknologji shumë më të mëdha.