Nju Jorku raporton 299 vdekje lidhur me koronavirusin për 24 orë

Guvernatori Andrew Cuomo ka raportuar se 299 njerëz në New York vdiqën për shkak të koronavirusit gjatë ditës së kaluar.

Ai përgjatë konferencës së përditshmë bëri me dije gjithashtu se numri it ë infektuarve arriti në 831, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

“Numri i të infektuarve ra, në 831. Ka qenë relativisht i rrafshuar në rreth 900 këto ditë”, deklaroi Cuomo në konferencë.

Numri i të vdekurve, sipas guvernatorit, vazhdon të jetë i lartë.

Prej 299 vdekjeve, 276 ndodhën në spitale, derisa 23 në shtëpi pleqsh, u than ë konferencë.

Cuomo shtoi se shtëpitë e pleqve janë aty ku “popullsia më e prekshme nga Covid-19”.