Berisha për Ramën: Ikën si djalli nga temjani

Deputeti demokrat Sali Berisha ka ndërhyrë në seancën e sotme plenare të kërkojë prezencën e Kryemin

Deputeti demokrat Sali Berisha ka ndërhyrë në seancën e sotme plenare të kërkojë prezencën e Kryeministrit Edi Rama, duke iu drejtuar kreut të kuvendit me fjalët: thirre të vijë këtu.

Por Ruçi i ka propozuar Berishës të kërkojë interpelancë pyetjesh për ta patur Kryeministrin në sallë.

Duke iu drejtuar Ramës me emërtimin e tij të preferuar Noriega, Berisha u shpreh se kryeministri nuk guxon të shkojë në takimet, mbledhjet apo seancat ku diskutohen problemet e drogës: “Noriega ikën si djalli nga temiani”, u shpreh ai.