• E mërkurë / Sep-26 03:22
  • Kontakt

Stoltenberg kërkon zgjerimin e misionit të NATO-s në Irak

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake është e gatshme të zgjerojë misionin trajnues në Irak.

Stoltenberg tha se pret që ministrat e Mbrojtjes të NATO-s të pajtohen rreth planifikimit të një misioni më të madh në Irak, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 14 dhe 15 shkurt.

“Vitet e përvojës në Afganistan na kanë mësuar se forcimi i trupave lokale është një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit”, tha shefi i NATO-s në një konferencë për media në Bruksel.

Misioni trajnues i NATO-s në Irak është themeluar në vitin 2004 për ta ndihmuar këtë vend në krijimin e forcave efektive të sigurisë.

Misioni ka trajnuar mbi 5,000 pjesëtarë të stafit ushtarak të Irakut dhe 10,000 policë.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48