Vdes foshnja që lindi në shtëpi, nëna në gjendje të rëndë

Një foshnje ka vdekur në maternitetin "Koço Glozheni" në Tiranë, kurse nëna që e lindi është në gjendje të rëndë. Gruaja me inicialet V.K. 40 vjeçe

Një foshnje ka vdekur në maternitetin "Koço Glozheni" në Tiranë, kurse nëna që e lindi është në gjendje të rëndë. Gruaja me inicialet V.K. 40 vjeçe, banore në Tiranë, sipas Policisë, ka çrregullime mendore.

Foshnja kishte lindur dy javë më parë në shtëpi, por dje, më 12 shkurt 2018 është dërguar në spital bashkë me të ëmën.

Fëmija e humbi jetën për shkak të problemeve shëndetësore, kurse nëna vazhdon të trajtohet nga mjekët.

NJOFTIMI I POLICISE SE TIRANES:

Më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Glozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet foshnja, kurse shtetasja V.K është në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48