Serbia e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq është takuar sot me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim, Gjuriq ka thënë se Serbia e ka njoftuar Brukselin se është e gatshme të vazhdojë dialogun, transmeton lajmi.net.

Gjuriq dëshiron që dialogu të vazhdojë mirëpo ka shtuar se pengesat në këtë proces vijnë vetëm nga Prishtina.

“Ne kemi informuar Bruskelin se jemi të gatshëm që dialogu të vazhdojë”, ka deklaruar Gjuriq.

Duke folur rreth situatës politike dhe sigurisë në Kosovë, ai ka thënë se janë të kënaqur edhe pse me pesë muaj vonesë kanë arritur të marrin dokumentacionin e parë nga Prishtina në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ai ka shtuar se Serbia do të vazhdojë politikisht dhe ekonomikisht ta ndihmojë popullin serb në Kosovë.