Kompania për prodhimin e pijeve FLUIDI e cila është një ndër kompanitë më të mëdha në vend dhe në rajon, sjell produktin e vajit FLOIL.
Hapja solemne e Fabrikes së vajit u bë sot në ora 13.00 , televizioni Aldi e përcolli këtë ngjarje nga afër.
Në këtë ceremoni ishin prezent krerë të lartë shtetëror,politikan,biznesmen,familjar,miqë dhe shumë pjesëmarrës të tjerë.
Hapjen zyrtare e bëri Drejtori gjeneral i kompanisë FLUIDI, Fejzulla Mustafa, i cili fillimisht përshëndeti të gjithë të pranishmit, ku ceki se kjo kompani ka filluar me 7 punëtorë ndërsa sot numëron plotë 600 punëtorë. Fal punës dhe përkushtimit tonë sot kemi arritur të lansojmë edhe vajin FLOIL ku kostoja e kësaj fabrike kap shumën prej 6 miljonë euro.
Inaugurimii kësaj kompanie bashkoi politikanë nga pozita dhe opozita ku shumë prej tyre patën nderin të marrin fjalën për ta uruar fillimin e punës në këtë kompani.
Produktet e kësaj kompanie vendore janë shumë tënevojshme për Republikën e Kosovës ku janë hapur vende të reja të punës duke e zvogëluar numrin e papunësisë.
Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej dhe i'u dhurua nga një dhuratë.
Vaji FLOIL është një ndër prodhimet e vetme në Kosovë me një kualitet të lartë, këtë produkt konsumatorët nga sot e tutje do ta kenë në treg.